E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Angela Merkel njofton mbylljen e profilit te saj në facebook

Kancelaria gjermane Angela Merkel, personaliteti me më shumë ndjekës në Facebook në Europë, ka vendosur ti thotë lamtumirë rrjetit social. Ajo iu drejtuar 2.5 milionë ndjekësve me anë të një videoje të fundit ku njoftoi mbylljen e faqes.

 

Angela Merkel: Sot është dita që unë t’ju falenderoj për mbështetjen që më keni dhënë në faqen time të facebookut. Ju e dini, që nuk jam më kryetare e partisë CDU dhe prandaj do ta mbyll faqen time të facebookut. Por unë do t’ju lutesha të vijonit ta ndiqnit punën time si kancelare në facebook-un e qeverisë federale apo në instagram.

 

Reklamë

Në dhjetor Merkelin e zëvendësoi si kryetare të partisë ish Sekretarja e Përgjithshme Annegret Kramp-Karrenbauer.

 

64-vjeçarja Merkel ndante me ndjekësit e saj edhe preferencat muzikore si Richard Wagner, Gustav Mahler, Beatles si dhe letërsinë e Tolstoit dhe Dostojewskit

 

 

Më shumë video

Reklamë