Angela Merkel do të vaksinohet sot me “AstraZeneca”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vaksinohet këtë të premte me vaksinën “Astrazeneca”.
Ajo do të marrë këtë dozë në një kohë kur shumë vende e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine, për shkak të skepticizmit dhe dyshimeve mbi efektivitetin e saj.
Pas raportimeve të mpiksjes së rrallë të gjakut tek të rinjtë, aktualisht, autoritetet gjermane po lejojnë vetëm njerëzit mbi moshën 60 vjeç që të marrin këtë lloj vaksine.
Një zëdhënës i Merkel nuk pranoi të konfirmonte raportet, por, sipas mediave gjermane, ai vuri në dukje se qeveria kishte thënë të hënën se kancelarja do të vaksinohej së shpejti.
Të enjten, u vaksinua edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila mori dozën e “BioNTech/Pfizer”



