Menjehërë pas kërkesës së anëtarëve të Bordit për dorëheqjen e tij, ka reaguar kreu i Autoritetit të Medias Audiovizive, Gentian Sala. Sala thekson se angazhimi në procesin e digjitalizimit për qarqet e Tiranës dhe Durrësit ka qenë dhe është i bazuar në Strategjinë Kombëtare të miratuar nga Këshilli i Ministrave në vitin 2012.
Përmes një deklarate për mediat ndër të tjera kreu i AMA-s ka theksuar se edhe në këtë rast ka qenë e njëjta performancë nga AMA, si në tre rastet e kalimit nga analogu në numerik të zbatuara hap pas hapi, fillimisht në qarkun e Beratit, e duke vijuar më pas në atë të Korçës dhe të Fierit.
“Prej më shumë se një viti kur nisëm të angazhohemi me të tre qarqet dhe deri sa e finalizuam me sukses procesin në to, sigurisht që kemi hasur dhe vështirësi dhe të papritura, por gjithçka është tejkaluar. Në rastin e fundit të zbatimit të kalimit nga analogu në numerik për qarqet e Tiranës dhe Durrësit, me një popullsi dhe territor disafish më shumë u shfaqën problematika, kryesisht nga mospajisja në kohë e qytetarëve me dekodera. Ndaj dhe u vlerësua shtyrja 4 mujore e procesit, si një zgjidhje tranzitore që u jepte kohë qytetarëve që nuk mundën të pajisen me dekoder brenda afatit. Për të qenë të sigurtë, që ashtu sikundër nuk u la asnjë operator audioviziv jashtë këtij procesi, të mos mbetej pa marrë shërbim përmes teknologjisë numerike dhe asnjë qytetar. Duke marrë në konsideratë dhe interesimin e lartë të qytetarëve në këto ditët e fundit, mbi ecurinë e procesit të kalimit nga transmetimi analog në atë digjital, sidomos për pajisjen me dekodera, Salaj përmend disa aspekte me qëllim sqarimin e tyre.”





