Subscribe

Nuk ka ende një vendim ndaj projektligjit per anëtarësimin me detyrim te bizneseve ne Dhomat e Tregtisë, edhe pse ka tre muaj qe është i bllokuar ne Komisionin Parlamentar. Ky i fundit po vijon konsultimet me grupet e interesit. Ne projektligj parashikohet qe bizneset e mëdha te paguajnë nje kuote,  e cila parashikohet nga 0.05 deri ne 0.07 % e xhiros vjetore. Një pike kjo, e cila është kundërshtuar nga shoqatat e biznesit. Por kjo nisem nuk është kundërshtuar vetëm nga opozita, por edhe nga mazhoranca. Qëllimi i projektligjit është reduktimi i shoqatave te biznesit qe operojnë ne vend, si dhe krijimi i një sistemi te unifikuar per te përfaqësuar interesin e tregtareve. Komuniteti i biznesit qe kundërshton ligjin per anëtarësimin me detyrim ka nisur te loboje edhe ne perfaqesite diplomatike ne vend. Një sere shoqatash kryesisht ato te huaja, duke nisur nga Dhoma Amerikane, britanike, italiane ajo greke, franceze, shoqata e investitorëve te huaj, dhoma e prodhuesve te veshjes etj, i kane dërguar nje letër te gjitha ambasadave ne vend, si dhe zyrës se Bashkimit Europian ne Tirane. Letra i është drejtuar edhe tre krerëve te komisionit, Fatmir Xhafes, Erjon Braces, si dhe Eduart Shalsit. Ne përmbajtjen e saj, Dhomat e Tregtisë kundërshtojnë  nje zëri ketë projektligj, duke e konsideruar ate vetëm nje gjobvenie.

 

1.     Bizneset janë kategorikisht kundër Anëtarësimit të detyrueshëm;

 

2.     Bizneset shtrojnë nevojën për rihartimin e ligjit dhe përfshirjen e përfaqësuesve të tyre, pra Dhomat bilaterale dhe Shoqatat e Biznesit në Vend të jenë pjesë e grupit të punës në këtë projektligj.

 

Edhe me here shoqatat e biznesit e kane kundërshtuar ketë nisem te qeverise. Sipas tyre, drafti i sjelle nga qeveria parashikon vetëm anëtarësimin me detyrim dhe pagesën e një kuote, por pa ofruar shërbime shtese. Por edhe pse kuvendi nuk ka nje vendim per kete nisem, bizneset i kane paraprirë, duket kërkuar ndihme edhe te ndërkombëtareve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *