Disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë zhvilluar ditën e sotme një takim në Shkup.

 

Takimi vjen në kuadër të bisedimeve për anëtarësimin në BE ku, Kuvendet përkatëse luajnë një rol të rëndësishëm.

 

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

 

“Sot gjatë takimit të dytë mes deputetëve të kuvendeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të forcimit të ekspertizës dhe kapaciteteve në lidhje me procesin e bisedimeve të anëtarësimit në BE, ku Kuvendet kanë rolin udhëheqës në këtë proces”- shkruan Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *