Një ditë pasi Komisioni Europian rekomandoi çeljen negociatave për anëtarësim, ambasadorja e BE Romana Vlahutin tha se Shqipërisë mund ti duhet nje dekade per t’u bere pjese e unionit. Ajo iu referua eksperiencave të vendeve që kanë kaluar përmes këtij procesi, përfshirë Kroacisë, vendit të saj.
“Anëtarësimi varet nga Shqipëria. Mesatarja është le të themi një dekadë. Shqipëria e nisi procesin e integrimit me disavantazhe për shkak të kushteve ekonomike. ka ende shumë për të bërë. Duhet një sistem institucional stabël. Për disa vende, për shembull vendit tim iu desh rreth një dekadë për anëtarësim. duhet të jeni të duruar pasi ky është një proces.”
A rrezikon që udha e Shqipërisë të ngadalësohet nga skepticizmi i disa vendeve anëtare? Vlahutin mendon se jo.
“Skepticizmi ekziston sa i takon zgjerimit në Bashkimit Europian. Por më lejoni të them se nuk do të ndikojë në vendimet e mëdha sa i takon procesit të zgjerimit.”
Deklaratat përfaqësuesja e Brukselit në Tiranë i dha gjatë një bashkëbisedimi me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë. Ajo riëprsëriti rëndësinë e reformës në drejtësi, sidomos pastrimin e sistemit nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.
“Kemi një lajm të mirë për çeljen e negociatave. Por kushti është zbatimi i Vettingut. Eskperienca ka treguar se mund të bëni ligjet më të mira apo kopjime të ligjeve. Por duhen njerëz për zbatimin e kësaj reforme. Hapi i parë dhe guri i themelit është Vettingu. Është e rëndësishëm të kuptohet nga çdokush që drejton Shqipërinë apo e drejtojë atë se reforma në drejtësi do të jetë detyra kryesore. Reforma në drejtësi do të thotë parandalim i gjykatësve dhe prokurorëve te korruptuar të jenë pjesë e sistemit”
Më herët Romana Vlahutin dhe ambasadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, janë takuar me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, në zyrën e këtij të fundit, ku diskutuan mbi raportin e KE-së dhe procesin për çeljen e negociatave.