Subscribe

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi të rinjtë të jenë pjesë e Partisë Socialiste, si një parti që sipas tij, do të vazhdojë të jetë e para sepse ka vizion dhe projekte për të ardhmen e vendit.

“Një kampion që vrapon e thyen rekord, nuk i thuhet ndale vrapin. Nëse jemi më të shumtë në numër, atëherë jemi edhe më fitues, më komunikues, më bashkëpunues dhe unë besoj se do të kemi një fushatë super pozitive me një superfitore për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Ne themi kush do futet në shtëpi sot, për gjithë çunat e gocat që janë pjesë e kësaj familje, për të mos dalë më kurrë dhe për të qenë pjesë e fitoreve tona, punës dhe garës sonë të përbashkët”,  tha Veliaj.

Nga  njësia 9 në kryeqytet, Veliaj ironizoi edhe opozitën, duke deklaruar se drejtimi i Shqipërisë nuk mund t’i besohet një grupi njerëzish që po reduktohen në një dritare.

“Ata deri dje, deri në vitin 2013, menaxhonin gjithë Shqipërinë, pastaj fituam ne, por deri në 2015 menaxhonin vetëm Bashkinë e Tiranës, që prapë shumë është, territor shumë i madh e me shumë njerëz. Pas asaj, në 2017 menaxhonin vetëm bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku vunë çadrat. Pas bulevardit menaxhonin vetëm oborrin e PD, ku dogjën shtëpinë e tyre. Imagjino, njerëz që djegin shtëpitë e tyre, as nuk u bie ndërmend të rregullojnë shtëpitë e njerëzve! Nga bulevardi përfunduan në një rrugicë, dhe tani nga një rrugicë po reduktohen në një dritare. Shprehja ‘kokoshi një thelë’ është bërë fiks për ata”,  u shpreh kryebashkiaku.

Duke u ndalur te samitet e fundit dhe vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Erion Veliaj vlerësoi se Shqipëria sot është një vend tjetër, ndryshe nga koha kur qeverisej nga demokratët, kur sipas tij, ishte vendi më i izoluar në botë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *