E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Andrra, ia bën Sinanit 8 me 2!!

 

Andrra nuk ia shpreh dashurinë Sinanit, vetëm me sytë e qeshur gjithmonë. Por në çdo ditë të rëndësishme të jetës së tyre, ajo rezervon një surprizë për të.

 

E tillë ishte dhe festa mbrëmë. Andrra kishte mbledhur të gjithë miqtë dhe familjarët në kryeqytet, për të bërë të lumtur bashkëshortin e saj, që festonte ditëlindjen.

Reklamë

 

 

 

 

Happy birthday love❤️

A post shared by Aɴdrrα Deѕтαɴι ❥ (@andrradestani) on

 

 

Nëse doni të frymëzoheni sesi të shkruani një mesazh të dashurit të zemrës, frymëzohuni nga Andrra. Ja dedikimi I saj në Instagram, për Sinanin:

 

“Gëzuar ditëlindjen, thesari i zemrës sime! Fjalët s’do mundeshin kurrsesi të jepnin të plotë portretin e dashurisë që zemra ime mbart për ty. Sa herë thellohem në sytë e tu, humbem sikur në botë të frymonim vetëm ne të dy. Në çdo moment të ndjej në pafundësinë time. Të dua aq sa s’mund të thuhet, mendohet, imagjinohet.”

 

Sinan Hoxha, mbushi 42 vjeç. Edhe 100, nga Vizion Plus!

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë