Dega e Partisë Demokratike në Korçë, ka pranuar humbjen, duke thënë se zgjedhje ishin të qeta, por jo të lira e të ndershme. Kryetari i PD Andrea Mano  nuk ka kursyer akuzat per përpjekjet për blerjen e votës.

 

Mano ka falënderuar strukturat e PD për impenjimin dhe qytetarët për mbështetjen duke përmendur faktin që ky proces shkoi i qetë pa incidente.

 

Numërimi i votave në qytetin e Korçës tashmë është mbyllur plotësisht, ashtu si në të gjithë qarkun. PS ka arritur të marrë 52.2 % të votave në qytet, PD 31% dhe 12 % LSI. 4.8% e votave shkuan për partitë e tjera pjesëmarrëse në zgjedhjet.

 

Në krahasim me zgjedhjet e 2013, Partia Socialiste ka një rënie të lehtë me 153 vota. Uljen më drastike e ka PD me 1634 vota më pak, nga 10800 vota në 2013. LSI ka rritje të numrit të votave pasi në vitin 2013 arriti të marrë 2462 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *