Analisti Ben Andoni deklaron se Partia Demokratike shumë shpejt do të prekë fundit.

 

I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Andoni thekson se e vetmja formë që kjo forcë politike të ringrihet është duke prekur fundin.

 

Në të njëjtën kohë, ai shton se të njëjtin fat do të pësoj edhe Partia Socialiste në të ardhmen.

 

“Historia duhet të shkojë tek fundi që të marrë kuptim, që do të thotë, neve në komunizëm nëse nuk do të përfundonim, ashtu siç përfunduam, nuk do të kishte kuptim”, tha ai. “Ashtu dhe tani, PD duhet të kapë fundit që të arrijë të kuptojë se duhet ndryshimi. Unë besoj se shumë shpejt ky fat e pret PS. Besoj se ka qenë gati e pamoralshme për PS, që ka gjithë pushtetin, që nuk arriti ta bënte kod që kandidatët të qëndronin përballë njëri-tjetrit, sepse kur ke fuqi të madhe, subjekti që ka fuqi, ai e përball sfidën”, shtoi ai.

 

Andoni shtoi se në këtë fushatë elektorale po bie në sy kryetarokracia, ku drejtuesit e subjekteve janë protagonistë me një retorikë politike të ashpër. Ai nënvizon se në Kodin Zgjedhor duke të futet përballja e kandidatëve garues, si një formë demokratike e zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *