Subscribe

Anetari i bandës së tritolit në Vlorë, Andon Mëhillaj ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në burgun e Peqinit, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm.

Ngjarja ndodhi pasditen e të dielës, ndërsa dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak. Ai u transportua me urgjencë drejt Tiranes, por nuk mundi dot të mbijetonte, duke ndërruar jetë në ambulancë.

Mëhillaj ishte i vetëm në qeli ndërsa kërkoi ndihmë se nuk ndihej mirë. Por për shkak të shkarkimeve të bëra pak ditë më parë ne Peqin nuk kishte mjek dhe ai u transportohej me urgjencë per ne nje nga spitalet e kryeqytetit. Ndërkohë Ministria e Drejtësisë shprehet se po hetohet per te zbardhur shkaqet e e vdekjes. Por familjaret kane ngritur dyshime se ai mund te jete helmuar. Avokati i Mëhillajt, Edmond Dema deklaroi se klienti i tij kishte tentuar disa here te vetvritej .

Andon Mëhillaj u akuzua për një sërë vrasjesh, plagosjesh, venie tritoli e shkatërrim prone. Ai punonte gjithashtu si sekser i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj të cilit i gjente klientë për të ekzekutuar persona të ndryshëm. Ai u shpall në kërkim pas rrëfimit të Julian Sinanjt në janar të vitit 2014, i cili mundi ti shpëtoj burgimit të përjetshë fale bashkëpunimit me drejtësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *