E martë, 22 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Andi Lila shkëlqen me Janinën

Andi Lila ka treguar edhe një here se është një lojtar vendimtar per skuadrën e tij Pas Janinën ne kampionatin grek. Mesfushori shtatshkurtër madje ka çelur rrugën e fitores kundër Panaitolikos ne pjesën e dyte me golin e tij ne minutën e 73. Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt nje barazimi te sigurt 0-0 Lila është gjendur ne momentin e duhur ne vendin e duhur dhe ka goditur me koke me shume zgjuarsi pas një krosimi nga këndi i djathte. Edhe pse shtatshkurtër, shqiptari ka kryer lëvizjen e duhur te kokës, duke i dhëne topit një trajektore te pakapshme nga portieri i miqve dhe sfera është ndalur ne rrjete. Ne minutën e fundit vendasit kane gjetur edhe një here rrjetën dhe ndeshja është mbyllur ne shifrat 2-0. Janina ndodhet ne vendin e 7 ne kampionat me 31 pike dhe ka siguruar qëndrimin ne superior, por mund te shpresoje per një vend ne Europe.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë