E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Andi Lila “i puth dorën” priftit

Duket se e ka kaluar pa pasoja të rënda tallja me priftin për futbollistin e kombëtares Andi Lila. Lojtari i Janinës është takuar me klerikun ortodoks Maksim ndërsa ky i fundit e ka falur për gjestin e bërë.

 

Lajmi është publikuar fillimisht nga Lila i cili ka shkruar ne rrjetet sociale: “Duhet te jesh njeri i forte për te kërkuar falje dhe akoma me i forte ai qe fal. Faleminderit Maksim!

 

Reklamë

Disa dite me pare Andi Lila dhe Armando Sadiku u përfshinë ne një video skandal ku bënin humor me priftërinj dhe hoxhallarë. Ky veprim shkaktoi një furtune te vërtete ndërsa klubi i futbollit Janina ja la ne dore klerikut ortodoks Maksim nëse do ta falte ose jo qe mund te ishte edhe përjashtim nga skuadra greke.

 

Më shumë video

Reklamë