Anderleht është shpallur kampion i Belgjikës, një jave para përfundimit të kampionatit. Skuadra e trajnerit Rene Weiler, fitoi 3 me 1 në fushën e Sporting Charlerua duke u shkëputur me 7 pikë nga rivali i saj më i afërt Club Brugge, ekip që u mund 2 me 1 nga Oostende.

 

Ne takimin e transmetuar në Tring HD, Anderlecht konfirmoi formën e shkëlqyer të treguar pothuajse gjatë gjithë fazës Play Off edhe pse realisht përballja ndaj Charlerua nuk ishte aspak e lehte. Të zotët e shtëpisë madje kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë me anë të Chris Bedia në minutën e 27.

 

Në pjesën e dytë, Anderleht realizoi një përmbysje te madhe me protagonist polakun Lukas Teodorzcik, i cili shënoi dy gola në minutat 59 dhe 81. 3 minuta para fundit mbylli llogarite Bruno. Kjo fitore shoqëruar me lajmet e mira që vinin nga Ostende ku Club Brugge mundej 2 me 1, bënë që të shpërtheje festa tek skuadra legjendare e Belgjikës, e cila arriti të thelloje rekordin e kampionateve të fituar në këtë vend, plot 34 here.

 

Kryeqytetasit rikthehen të fitojnë trofeun me te rëndësishëm në Belgjike pas 3 vitesh dhe e bënë këtë gjë në dëm të Club Brugge që ishte kampionia në fuqi. Java e 10 dhe e fundit e fazës Play Off do të shërbeje vetëm për të kuptuar se cila do të jetë skuadra që do të renditet e dyta për të shkuar në Play Off-in e Champions League. Brugge ka 42 pikë ndërsa Gent 41 e këto dy skuadra përplasen me njera-tjetrën pikërisht në javën e fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *