Mjekësia ligjore dërgoi sot në prokurori raportin teknik, ku shpjegon se nuk ka kapacitetin e duhur, për të kryer analizat e  personave të lënduar gjate mitingut të Partisë Demokratike. I kontaktuar nga Vizion Plus, kreu i këtij institucioni, Bledar Xhemajli, sqaron se instituti i mjekësisë ligjore, nuk ka pajisjet e duhura për nxjerrjen e rezultateve të sakta, qe do te përcaktonin shkakun e komplikacioneve te qytetareve. Ne keto kushte, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ndihmë tek homologët e saj gjermane, pasi kostoja e të gjitha analizave shkon në total 1 milion euro. Të dëmtuarit kishin irritim te lëkurës, skuqje të syve dhe probleme ne frymëmarrje. Prokuroria ka sekuestruar, disa prozhektore ndriçimi të përdorur ne miting.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *