Subscribe

Fluksit të pacientëve në QSUT për kryerjen e analizave i ka ardhur fundi. Përmes një urdhërese të veçantë, Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar kryerjen e një sërë analizash të reja në qendrat shëndetësore. Ndërsa në spital do të marrin shërbim vetëm pacientët e shtruar.

 

Aktualisht poliklinikat janë furnizuar me pajisje të reja për listën e analizave shtuar në urdhëresë. Çdo ditë në poliklinikën numër 3 drejtohen për shërbim mbi 100 pacientë, një fluks qe ka sjellë vështirësi pasi bëhet fjalë për dyfishim të punës. Shqetësues për mjekët mbetet plotësimi i nevojave në  mënyrë të vazhdueshme me reagentë.

 

Pajisja e laboratorëve me reagentë është peng i tenderave. Aktualisht me furnizimin e ri, qendrat janë pajisur me reagentë, por periudhat problematike mbeten fillimi i vitit, deri në muajin mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *