E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Analizat e ushqimeve te privati rrisin cilësinë e sigurinë”

Pas vendimit per ti besuar nje subjekti privat analizat e ushqimeve ministria e bujqësisë sqaron urdhrin e firmosur nga Bledi Cuci. Ne nje interviste per Vizion Plus drejtori i sigurisë ushqimore dhe veterinarisë thotë se nuk do te përjashtohen laboratorët shtetërore ne ofrimin e shërbimit.

 

Sipas Jahupllarit urdhri i firmosur nga Cuci i referohet vetem nje subjekti privat pasi te tjerë nuk i jane drejtuar Ministrisë se Bujqësisë per te ofruar shërbimin.

 

Ministria e bujqësisë këmbëngul se futja e nje laboratori privat rrit cilësinë e shërbimeve te ofruar si dhe garancinë per sigurinë e produkteve ushqimore.

Më shumë video

Reklamë