Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat është zhvilluar këtë të martë analiza vjetore e kësaj drejtorie.

 

Në analizë ka qenë i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Prokurori i Rrethit Berat, Dritan Gripshi, prefektja e qarkut, Valbona Zylyftari, drejtues të SHISH dhe inspektorë e specialistë të çdo sektori të kësaj drejtorie.

 

Nano ka vlerësuar punën e të gjitha strukturave të DVP Berat në parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale. Fakti që ky qark nuk regjistron asnjë vrasje, për Nanon, është një rezultat pozitiv. Ai ka kërkuar nga kjo drejtori që gjatë vitit 2022 të rrisë forcën parandaluese dhe forcën goditëse ndaj krimit në të gjitha fushat.

 

Drejtori i DVP-së Berat, Edmond Tarkaj, ka bërë të ditur treguesit e punës 1-vjeçare të kësaj drejtorie dhe duke i krahasuar ato me vitin 2020, i ka cilësuar më pozitive.

 

“Nuk kemi pasur asnjë ngjarje të rëndë kriminale (vrasje) për vitin 2021, janë shënuar shifra më të ulëta të kultivimit të bimëve narkotike, është ulur numri i viktimave nga aksidentet rrugore si dhe janë përballuar me sukses procesi zgjedhor dhe sezoni turistik”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *