Teksa luftimet mes forcave ruse dhe atyre të Ukrainës vazhduan muajin e kaluar, presidenti Vladimir Putin iu bashkua homologut të tij turk, presidentit Recep Tayyip Erdogan, nëpërmjet një video lidhjeje për të festuar ngarkimin me derivate të projektit të parë bërthamor për përdorim joluftarak të këtij shteti anëtar të NATO-s.

 

I ndërtuar nga korporata bërthamore shtetërore ruse, Rosatom, termocentrali masiv, 20 miliardë dollarësh, ndoshta simbolizon më së miri lidhjet energjetike dhe ekonomike që të dy liderët krijuan gjatë dy dekadave të tyre në pushtet si udhëheqës të vendeve të tyre përkatëse.

 

Pjesëmarrja virtuale e Putinit në ceremoninë madhështore mund të jetë nxitur më pak nga nevoja e brendshme për të treguar ndikimin e Moskës jashtë vendit, sesa për të mbështetur një tjetër lider autoritar në nevojë.

Turqia siguron afërsisht 45% të nevojave të saj për gaz natyror dhe sasi të konsiderueshme nafte dhe qymyri nga Rusia. Për më tepër, sektori i saj bërthamor jo-ushtarak do të mbështetet gjithashtu te Rusia për t’u furnizuar me karburant për termocentralet e saj.

 

 

Vitin e kaluar, Putin uli furnizimet me energji në BE pas vendosjes së sanksioneve të gjera ndaj Rusisë, duke çuar në një rritje të çmimeve të energjisë. Sanksionet perëndimore e kanë bërë, gjithashtu, Turqinë një destinacion më tërheqës për bizneset dhe turistët rusë, të cilët po ofrojnë para dhe investime shumë të nevojshme për vendin, duke rezultuar në një rritje të tregtisë midis dy vendeve.

 

 

“Nuk është fushë me lule”

 

 

Sipas Asli Aydintasbas, një bashkëpunëtore në Institutin Brookings në Uashington, nëse Kilicdaroglu fiton zgjedhjet, ai do t’i jepte përparësi Evropës fillimisht, por ai nuk do ta lërë Putinin në baltë për një periudhë të gjatë.

 

“Herët a vonë ai do t’i drejtohej Putinit dhe do t’i tregonte se ata nuk po planifikojnë të rrezikojnë interesin e Rusisë në Turqi. Pyetja kryesore është se si do t’i përgjigjet Putini një gjëje të tillë”, tha ajo.

 

Sipas Aydintasbas, edhe nëse marrëdhëniet me Rusinë mbeten të forta nën udhëheqjen e Kilicdaroglut, rivendosja e shtetit të së drejtës do të ishte ende vendimtare për riparimin e lidhjeve aktuale “jofunksionale” me Shtetet e Bashkuara.

 

“Brenda natës, kjo mund të largojë disa nga burimet e bezdisjes në marrëdhënien e dyanshme”, tha ajo. Por, shtoi se disa do të mbeten të goditur nga ndjenjat anti-amerikane dhe anti-NATO në vend, duke zbutur perspektivat për përmirësimin e ndjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe nën një udhëheqës të ri në Ankara.

 

Cook, i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, ishte dakord.

 

“Unë, thjesht, nuk mendoj se do të jetë fushë me lule për Shtetet e Bashkuara dhe Turqinë pas zgjedhjeve, pavarësisht se cili do të jetë rezultati”, tha ai./REL

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *