Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano ishte i pranishëm në analizën vjetore të punës së strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

 

Gjatë fjalës së tij, kryepolici ka falenderuar drejtuesit e kësaj policie, si dhe efektivët në varësi, për rezultatet e arritura gjatë vitit 2021, ndërsa iu ka kërkuar strukturave vendore rritjen e forcës goditëse dhe zbuluese, zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe kapjen e autorëve, parandalimin e kultivimit të kanabisit, duke treguar zero tolerancë në parandalimin e krimit dhe goditjen me ashpërsinë e ligjit, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në çdo fushë.

 

Ai ka kërkuar strukturave vendore që të grumbullojnë informacion, duke bashkëpunuar me qytetarët, për vendndodhjen e personave në kërkim dhe me ndihmën e Forcave Operacionale në PSH, të realizohet kapja e tyre.

 

Drejtor Nano u ndal dhe te gjenerata e re e Policisë. Ai ka kërkuar që brezi i ri të aderohet dhe të planëzohet me shërbime në terren, me qëllim rritjen e performancës së Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *