E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Analiza e Policisë së Shtetit për vitin 2015

Ministri i Brendshëm dhe kreu i organit qendror të akuzës, shkëmbyen replika mbi ngjarjet e ndodhura këtë fillim viti, por edhe për perceptimin e drejtësisë në vend. Ne analizën vjetore te Policisë se Shtetit, Adriatik Llalla tha se vrasjet, kanë shtuar pasigurinë ndërkohë që krimi, sipas tij  ka hyrë edhe brenda zyrave të shtetit. Ndonëse ministri i brendshëm aprovoi bashkëpunimin që duhet të ketë mes dy institucioneve, tha se perceptimi i qytetarëve për drejtësinë  është i ulët. Kjo nuk është hera e parë që mes dy institucioneve ka përplasje. Në disa raste policia ka akuzuar Prokurorinë se nuk ndjek si duhet çështjet, të cilat përfundojnë me vendime pafajësie për persona të rrezikshëm. Nga ana tjetër edhe organi i akuzës ka shprehur pakënaqësi në disa dosje, të cilat shpesh herë i delegohen Prokurorisë pa prova të mjaftueshme.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë