Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

Analiza: Apeli skeptik mbi imunitetin e presidentit Trump

9 Janar 22:57

Ndërsa zoti Donald Trump ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, nga pyetjet që u drejtuan avokatëve të të dyja palëve, tre anëtarët e Gjykatës së Apelit në Uashington dukeshin tejet skeptikë nëse ish presidenti gëzon imunitet nga akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Tre gjyqtarët, dy prej të cilëve të emëruar nga Presidenti Biden dhe njeri nga Presidenti Bush, po ashtu ngritën mëdyshje nëse ata kanë fuqinë ligjore për të marrë në shqyrtim apelimin e çështjes në këtë pikë të procesit, duke lënë të hapur mundësinë që kërkesa e zotit Trump të rrëzohet.

Në 1 dhjetor, gjykatësja e shkallës së parë, Tanya Chutkan u shpreh qartë se ish presidenti nuk gëzonte imunitet.

Mund të duhen javë ose muaj që Gjykata e Apelit të marrë një vendim, që ka shumë të ngjarë të apelohet në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Lartë po shqyrton ndërkohë një tjetër rast për ish presidentin, atë të vendimit të shtetit të Kolorados për ta hequr zotin Trump nga fleta e votimit nën argumentin se ka marrë pjesë në kryengritjen e 6 janarit, siç parashikohet në nenin e 14 të kushtetutës.

Ish presidenti Trump, ishte i pranishëm në seancën e sotme në Uashington. Avokatët e tij kërkuan pushimin e çështjes me arsyetimin se ish-presidentët nuk mund të përballen me akuza penale për veprime që lidhen me përgjegjësitë e tyre zyrtare.

Por gjyqtarët reaguan me skepticizëm mbi këtë argument. Një nga gjykatëset, Florence Pan, e pyeti avokatin e zotit Trump, se “ç’do të ndodhte nëse një president shiste sekrete ushtarake, apo nëse urdhëronte vrasjen e një rivali polik? A nuk duhet gjykuar ai për këto”?

Avokati John Sauer u përgjigj se akuza ndaj presidentit mund të ngrihej vetëm në rast se më parë Dhoma e Përfaqësuesve do të kishte ngritur akuza ndaj tij dhe Senati, organi që zhvillon gjyqin ndaj një presidenti, do ta shpallte atë fajtor.

Por sipas përfaqësueve të Departamentit të Drejtësisë, dhënia e imunitetit për zotin Trump do t’i hapte udhë një precedenti që presidentët e ardhshëm të kryenin krime. “Presidenti ka një rol unik kushtetues, por ai nuk është mbi ligjin”, tha James Pearce avokat i Deparamentit të Drejtësisë.

Sipas prokurori të posaçëm, Jack Smith, që drejton hetimet ndaj zotit Trump, ky i fundit ka vepruar në rolin e një kandidati politik dhe jo në rolin e një presidenti, kur ushtroi trysni mbi zyrtarët zgjedhorë për të përmbysur humbjen dhe kur nxiti mbështetësit e tij që t’i drejtoheshin Kapitolit në 6 janar të vitit 2021.

Akuza për përpjekje për të përmbysyr rezultatin e zgjedhjeve është një nga 4 akuzat penale me të cilat përballet ish presidenti Donald Trump ndërsa garon për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Prej kohësh, Departamenti i Drejtësisë ka mbajtur qëndrimin se presidentët nuk mund të ndiqen penalisht ndërsa janë në detyrë dhe për vendimet e tyre zyrtare.

Zoti Trump, i pari ish predent që po ndiqet penalisht, përballet me 91 akuza, në 4 çështje të ndryshme. Avokati i zotit Trump i tha tre gjykatësve se vazhdimi i procesit ndaj zotit Trump do t’i hapte udhë një cikli hakmarrjeje pas çdo procesi zgjedhor dhe do të “hapte një kuti pandore nga e cila vendi ndoshta nuk do mund të rimëkëmbej më./VOA/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
akuza Gjykata e Apelit SHBA trump

Nga e njëjta kategori

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6 vite burg

më shumë...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me Como

më shumë...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në Champions

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.