Subscribe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, duke lënë jashtë listave Albin Kurtin dhe disa kandidatë të tjerë për deputetë. Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti Fitim Salihu u shpreh se Vetëvendosja ra në gropën që hapi për qeverinë ‘Hoti’.

“Vetëvendosja ka rënë në gropën që ka hapur për qeverinë ‘Hoti’ dhe tani po i del problem dhe me liderin e saj Albin Kurti me të njëjtin justifikim ligjor.

E shoh si papërgjegjshmëri të ekipeve, apo këshilltarëve ligjorë brenda Vetëvendosjes, sepse ka qenë shumë e qartë për gjithkënd tjetër që ajo çka ndodhi me Etem Arifin ka shumë gjasa që ta afektojë edhe kandidimin e Albin Kurtit, të deputetëve të tjerë të LVV-së, të cilëve tani iu është pamundësuar kandidimi, së paku nga KQZ-ja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *