Francis Fukuayama është analist politik amerikan në Universitetin Stanford, i cili ndoshta më së miri njihet për esenë e tij të shkruar në vitin 1992 “Fundi i Historisë”, ku argumentoi se fundi i luftës së ideologjive ishte shumë afër.

 

Shërbimi gjeorgjian i Radios Evropa e Lirë intervistoi Fukayaman pas paraqitjes së tij të fundit në Qendrën e Kërkimit të Politikave Ekonomike në Tbilisi.

 

 

Ndër tjerash, Fukayama foli për atë kur është koha e duhur që të vendosen “negociata të vërteta” mes Moskës dhe Kievit, se cila palë parashihet të humbasë dhe se si neutraliteti i Gjeorgjisë është në të mirë të Rusisë.

 

Radio Evropa e Lirë: Le të fillojmë të diskutojmë për luftën Rusi-Ukrainë. Në një këndvështrim të gjerë, cili është rreziku aktual?

 

Francis Fukuyama:

Radio Evropa e Lirë: Çfarë është rrezik për Gjeorgjinë në pushtimin rus të Ukrainës?

 

Francis Fukayama: Epo, gjithçka është në rrezik për Gjeorgjinë. Ka një degëzim në rrugën, në të cilën ndodhet Gjeorgjia tani: të vazhdojë përpjekjet e saj për t’u bërë pjesë e Evropës, pjesë e BE-së, ndoshta edhe për t’u bashkuar me NATO-n, ose të shkojë në drejtimin rus. Dhe, ka forca në Gjeorgji që e tërheqin atë politikisht në të dy drejtimet. Por, nëse do të shkojë në njërën apo tjetrën rrugë, do të varet shumë nga ajo që ndodh në Ukrainë, sepse sa më e fortë të jetë Rusia, aq më shumë përcaktohet rruga ruse. Dhe anasjelltas, sa herë që [presidenti rus Vladimir] Putin dobësohet, çdo vend rreth Rusisë ka më shumë liri veprimi. Kështu që, unë mendoj se fati i Gjeorgjisë është i lidhur me këtë luftë në Ukrainë.

 

Radio Evropa e Lirë: Ju si shumë të tjerë, jeni zë i lartë kritik ndaj mbështetjes joadekuate të Gjeorgjisë për Ukrainën. Dhe, më lejoni t’ju pyes: Çfarë mund dhe duhet të kishin bërë për t’i shmangur kritikat e tilla?

 

Francis Fukayama: Epo, do të ishte mirë nëse Qeveria gjeorgjiane do të kishte marrë një qëndrim të qartë në mbështetje të Ukrainës. Mendoj se neutraliteti i sjell dobi vetëm Rusisë. Dhe, ka shumë raporte dhe dëshmi se Gjeorgjia në të vërtetë po e ndihmon në heshtje Rusinë që t’i shmanget sanksioneve që janë vendosur nga Evropa dhe nga Shtetet e Bashkuara.

 

Radio Evropa e Lirë: Diçka që Qeveria gjeorgjiane e mohon vazhdimisht.

 

Francis Fukayama: Po, ky është problem, fakti se kjo qeveri nuk është transparente për motivet e saj dhe çfarë se po bën në të vërtetë. Dhe, kështu mund të luajë një lojë të dyfishtë ku pretendon të jetë neutrale, por, në fakt, po ndihmon njërën palë [më shumë] sesa tjetrën. Dhe, unë mendoj se kjo është pasojë e llojit të prirjes pro-ruse që ka kjo qeveri.

Radio Evropa e Lirë: Ju pohuat gjatë fjalimit tuaj se pjesëmarrja gjeorgjiane në BE do të ishte e paimagjinueshme për sa kohë që [ish-kryeministri dhe themeluesi i partisë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane, Bidzina] Ivanishvili dhe mbështetësit mbeten në pushtet. Do të doja t’ju bëja një pyetje hipotetike. A do të kishin qenë gjërat ndryshe nëse Ivanishvili dhe Ëndrra Gjeorgjiane do të kishin adaptuar një politikë të jashtme më pro-perëndimore sidomos ndaj Ukrainës? Atëherë, a do të dukej më e realizueshme një e ardhme evropiane për Gjeorgjinë?

 

Francis Fukayama: Do të kishte qenë më realiste për mendimin tim. Ata, për mendimin tim kanë bërë gjithçka në fuqinë e tyre për të parandaluar hyrjen në Bashkimin Evropian. Prandaj, unë besoj se ata po keqtrajtojnë [ish-presidentin e burgosur] Misha Saakashvili, për shkak se kjo do t’i zemërojë evropianët. Do të jetë e vështirë nëse ai vdes teksa është nën kujdesin e tyre.

 

 

Dhe, ky është një problem i vërtetë sepse të gjitha të dhënat e sondazhit [dhe të tjera] dëshmitë sugjerojnë se një numër i konsiderueshëm gjeorgjianësh janë pro-rrugës evropiane dhe jo asaj ruse; dhe kështu qeveria me të vërtetë duhet të kuptojë se si ta bllokojë këtë, dhe unë mendoj se kjo është ajo që ata po kërkojnë të bëjnë.

 

Dhe, kjo do të thotë se politika nga ana e Evropës dhe e Shteteve të Bashkuara duhet të jetë një politikë që nuk është e drejtuar kundër Gjeorgjisë si një vend i tërë, por në të vërtetë… ajo duhet të drejtohet ndaj Qeverisë që po e shkakton këtë zhvendosje drejt Rusisë./REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *