Subscribe

Ndërsa numërimi i votave në Kosovë gjendet në fazën e fundit, analistët shprehen se befasia e këtyre zgjedhjeve nuk ishte fitorja e thellë e Albin Kurtit më tepër sesa fundosja e partive të tjera të mëdha. Kryeredaktori i gazetes Telegraf, Muhamet Hajrullahu e lexon rezultatin edhe si një garanci për Lëvizjen Vetëvendosje.

MUHAMET HAJRULLAHU

KRYEREDAKTOR I GAZETES TELEGRAF, KOSOVE

“Ky rezultat tregon që qytetarët votuan pro ndryshimit që kërkuan edhe më 6 tetor të vitit 2019 kur ishin së bashku me LDK. Mësimi më i madh në këto zgjedhje është rënia në gati 13% e partisë së Isa Mustafës, e cila duhet të merret seriozisht me veten.”

Megjithatë, aktgjykimi i Kushtetueses që ndaloi kandidimin e Albin Kurtit në listën e deputetëve, vijon të nxisë debat, ndërsa ekspertët janë të ndarë në këtë çështje raporton Vizion Plus.

“LDK dhe PDK mund ta cojnë sërish cështjen në Kushtetuese dhe kthehemi në pikën zero por gjasat janë që Albin Kurti do të jetë kryeministër.”

Qeveria e re duhet të sigurohet se do të ketë mbështetjen e 2/3 në Kuvend, pasi në muajin prill të këtij viti, duhet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

“Ajo që diskutohet tashmë është posti i presidentit. Me këto rezultate nuk besoj se do të shkojmë në zgjedhje të reja, por mund të kemi një president konsensual, i pranuar nga të gjithë. Nuk jemi mësuar të shohim një parti që të formojë qeverinë e vetme, ti ketë 20 ministri dhe postin e presidentin. Nuk mendoj që do të ishte mirë për Kosovën kjo sepse duhet një balance.”

Në rast se kuvendi dështon të zgjedhë presidentin, atëherë vendi shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në garë është Vjosa Osmani dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka shprehur gatishmërinë që partia e tij të bëhet pjesë e koalicionit të ardhshëm. Por, mbetet për tu parë nëse Vetëvendosje do të pranonte kushtin e këtij bashkëpunimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *