Subscribe

Pas 10 muaj konsultimesh, Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin për projektligjin e faljes dhe fshirjes së detyrimeve fiskale.

 

Gjatë prezantimit në komision, vetë Ministria ka ardhur me një propozim  të ri, atë të shtyrjes së afatit për aplikim, deri në fund të vitit 2017. Kjo do të thotë që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, bizneset dhe individët do të kenë afat deri në fund të vitit për të aplikuar me qëllim përfitimin nga falja.

 

Sipas ministrisë janë ezauruar rrugët e mbledhjes me forcë të këtyre borxheve, ndaj dhe ky ligj është një mundësi për të çliruar ato biznese dhe individë nga detyrimet.

 

Deputetë të mazhorancës hodhën idenë se ligje të tilla ndikojnë negativisht në kulturën e pagesës së taksave,  ndaj nisma të tilla duhen minimizuar. Ligji në thelb parashikon faljen e detyrimeve të automjeteve deri në fund të vitit 2010, dhe më pas pagesën e detyrimin dhe faljen e gjobave dhe kamatëvonesa. E njëjta logjikë është edhe detyrimet e biznesit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *