Kryeministri Edi Rama thotë se amnistia penale është në tryezën e Kuvendit. Në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të takimit me drejtuesit e qarqeve të PS-së, Rama tha se beson sa amnistia do të votohet nga rë gjithë në Kuvend.

Edi Rama: Amnistia është në tryezën e kuvendit dhe atë besoj do ta votojnë të gjithë, sepse nuk kanë ku të shkojnë pa e votuar.. do votojnë për një akt që historikisht parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake…krijon mundësi që shteti të ushtrojë detyrim kushtetues për lehtësimin e barrës së dënimit për ata njerëz që e meritojnë.

Lexo edhe :

Related Posts

Kujtojmë se me 22 shkurt ishte parashikuar që në Kuvend të miratohej ligji për amnsitinë penale. Votimi për amnistinë u shty për një moment të dytë, pasi PS nuk arrit që të siguronte 84 votat që duhen për të miratuar këtë pr.ligj.

PS nuk siguroi votat për amnistinë për shkak se kryetari zyrtar i PD-së dhe mbështetësit e tij nuk dhanë konsesus për këtë projekt ligj. /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *