Amnistia për të dënuarit u miratua këtë të enjte në seancë plenare. Amnistia u kalua me 94 vota pro, 8 kundër dhe 2 abstenime dhe nga ajo do të përfitojnë 175 të burgosur. Atyre do t’u jepet mundësia të lënë qelitë e burgut dhe të përfitojnë lirinë.

 

Ndërkohë, amendamentet e deputetëve Halit Valteri dhe Myslim Murrizi u hodhën poshtë. Ky i fundit kërkoi që nga amnistia të përfitojnë të gjitha gratë e dënuara, por diçka e tillë nuk u pranua.

 

Ata që do t’i gëzohen amnistisë do të jenë gratë e burgosura, fëmijët e mitur dhe burrat e dënuar deri në dy vite dhe në moshën mbi 60 vjeç.

 

Nga amnistia përjashtohen ata që kanë kryer vepra të rënda penale, si vrasje, pengmarrje, vepra me qëllime terroriste, falsifikime, ata që kanë kryer vepra kundër moralit, familjes, fëmijëve, të dënuarit për krim të organizuar dhe banda kriminale.

 

Nuk përtitojnë ata që kanë kryer krime seksuale, vepra penale kundër drejtësisë, kundër autoritetit të shtetit etj.. Sic edhe ishte bërë e ditur më herët, nuk do të  përtitojnë gjithashtu dhe ata që janë dënuar për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve dhe disa kategori të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *