Subscribe

Nisma e qeverisë për të falur detyrimet tatimore deri në fund të vitit 2011-të së bashku me gjobat dhe penalitetet si dhe një pjesë të këtij borxhi pas 2012-ës “amniston” më shumë bizneset e mëdha. Vetëm 6 kompani VIP të cilat sot rezultojnë aktive ose të mbyllura kanë 1/4 e borxhit në tatime e dogana. Bankers Petrolium, ARMO, KURUM, Belle Air, Deveron dhe TPD Oil që janë dy firma që tregtojnë karburante, kanë së bashku rreth 200 milion dollarë detyrime tatimore, nga 800 milion që është gjithsej borxhi i bizneseve në këtë administratë.
Tatimet nisën një konflikt me Bankers në fillim të vitit 2016-të lidhur me mosnjohjen e disa deklarimeve që kompania kishte bërë gjatë 2011-ës ku u pretendua 60 milion dollarë tatim i shtyrë në vite e 15 milion të tjera gjoba. Tashmë që çështja është në dorën e një eksperti ndërkombëtar, Price Water House, ajo bëhet nul me hyrjen e amnistisë në fuqi. E njëjta gjë ndodh edhe me kompaninë ARMO. Janë gjithsej 54.2 milion dollarë detyrime tatimore që kompania nuk i ka derdhur, ku 34 milion janë penalitete. Në draftin që ka përgatitur Ministria e Financave, i cili është ende në fazë diskutimi, nuk lejohet falja për biznese që janë nën hetim për fshehje të ardhurash ose kanë një vendim të formës së prerë nga gjykata për evazion. Në këto kushte administratori Rezart Taçi, nuk mund të përfitojë nga amnistia, por kompania që rezulton në administrim nga një palë tjetër e përfiton faljen. Biznese të tjera që kanë shuma të konsiderueshme borxhi janë Belle Air, e cila ka falimentuar dhe rezulton me 6.3 milion dollarë borxhe, apo Kurum me 1.3 milion dollarë. Edhe dy kompani, të cilat janë të specializuara në tregtim karburantesh, Deveron dhe TPD përfitojnë nga amnistia.
Lista e detyrimeve ndaj administratës tatimore shkon në miliona dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *