E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Amnistia e kursimeve të emigrantëve/ Rama: Çdo pikë e djersës së tyre duhet të çmohet…

66 % e shqiptarëve kanë votuar në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar pro amnistisë së kursimeve të emigrantëve.

 

Para gazetarëve, kryeministri Edi Rama foli për rolin e rëndësishëm që zënë emigrantët në ekonominë shqiptare.

 

Reklamë

“Emigrantët kanë një rol të jashtëzonkshme në pasqyrën ekonomike. Është e patolerueshme që për të sjellë 30 mijë paund nga Britania e Madhe duhet të kalojnë në një kalvar të paimagjinueshme. Është e patolerueshme. Çdo pikë e djersës së emigrantëve duhet të çmohet në mënyrë financiare duke u formalizuar.”

 

Sa i përket pagesës së kontributeve shoqërore nga pensionistët që janë ende në punë, 66 % e shqiptarëve janë shprehur pro, ndërsa për dënimin e gjyqtarëve të korruptuar, edhe pse nuk kanë kaluar Vettingun, kanë votuar pozitivisht 74% qytetarë.

 

Sakaq, shumica e shqiptarëve janë deklaruar kundër pasaportës së vaksinimit, 53 për qind.

Më shumë video

Reklamë