Subscribe

 

Bordi i Autoritet të Mbikëqyrjes Financiare i ka dhënë zgjidhje një prej probleme disa vjeçare që ka shoqëruar tregun e sigurimeve, pagesës se borxheve që kompanitë i kanë qytetarëve.

 

Në mbledhjen e zhvilluar në 28 dhjetor 2017, bordi ka vendosur që kompanitë do të duhet të paguajnë në mënyrë të menjëhershme fondin prej 923 milion lekë.

 

Bëhet fjalë për aksidente të ndodhura ndër vite, por kompanitë nëpërmjet Byrosë Shqiptare të Sigurimit i kanë zvarritur dhe injoruar pagesat edhe pse ato kanë qenë me vendime gjykate.

 

Në total janë 750 shqiptar të cilët janë peng i procedurave abuzive të kryera nga Byroja, e cila në total ka akumuluar një borxh prej 1. 8 miliard lekësh.

 

Pjesa e mbetur e detyrimeve janë ende në proces gjykimi për të cilat bordi do të duhet të marrë një tjetër  vendim kur ato të zyrtarizohen. Paralelisht, bordi do te kryeje edhe nje auditim te thelluar ne Byronë Shqiptare te Sigurimit, per te zbuluar përgjegjësit e kësaj situate.

 

Bordi i AMF është shprehur për pagesë të menjëhershme, por ajo që mbetët për t’u parë është sjellja e kompanive të sigurimit.

 

Byroja Shqiptare e Sigurimit në qëndrimin e saj argumenton se përgjegjës për akumulimin e këtyre detyrimeve është edhe Policia e Shtetit.

 

Sipas saj, policia lejon të qarkullojnë automjete të pasiguruara, ndërsa ka dështuar në kapjen e autorëve shkaktarë të aksidenteve, të cilët do të duhet të paguanin për dëmin e kryer.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *