Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot shpalljen së pavarësisë. 247 vite më parë më 4 korrik 1776, u ratifikua deklarata e Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar shpallën pavarësinë.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

4 korriku është i njohur në të gjithë vendin si dita e fishekzjarrëve. Mijëra komunitete anembanë vendit organizojnë shfaqje shumëngjyrëshe fishekzjarrësh dhe festa familjare. Ndërsa miliona amerikanë festojnë, zyrtarët lokalë dhe federalë të zbatimit të ligjit punojnë për të siguruar që festimet të zhvillohen pa incidente.

Presidenti Joe Biden do të mbajë një fjalim nga Shtëpia e Bardhë në përkujtim të festës e së bashku me bashkëshorten Jill do të presin në një barbekju familje ushtarake dhe veteranë.

Uashingtoni do të mbajë paradën e tij tradicionale ndërsa në Kapitol do të zhvillohet koncerti vjetor i Ditës së Pavarësisë ku do të interpretojnë Chicago, Babyface, Orkestra Simfonike Kombëtare dhe Banda e Ushtrisë Amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *