Subscribe

Rëndësia e jetës, vlera e saj e mbi të gjitha marëdhëniet njerëzore janë në fokus të premierës “Amerikan”, që do të nis rrugëtimin e saj artistik nesër në mbrëmje në Teatrin Eksperimental.

“Ajo çfarë e bën akoma më aktuale këtë vepër janë ngjarjet që mbushin çdo ditë jetën, vrasjet, problematikat e përditshme, bixhozi, humbja e thelbit dhe konceptit të familjes. Dhe këtë e shohim të pasqyruar te tre personazhet të cilët secili duket në kërkim të vetvetes teksa marrëdhëniet i deformohen rrugës”, tha Ina Morinaj, regjisore.

E konceptuar si komedi e zezë, kjo vepër vjen me plot befasi e kthesa të befta mes tri personazheve të interpretuar nga Linda Jarani, Lulzim Zeqja Dhe Ledion Zoi.

“Nuk është një humor vulgar, është një humor ku ndjesia, drama komedia dhe romanca ecin njëkohësisht e shkrihen me njëra tjetrën. kjo është ajo gjetja e kësaj komedie që vepra e përfaqëson në mënyrën më dinjitoze”, tha Lulzim Zeqja, aktor.

Me një skenografi minimaliste, por me mesazhe të fuqishme kjo shfaqje fton të gjithë artdashësit çdo mbrëmje deri më datë 7 Prill në teatrin eksperimental.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *