Amerikanet votojnë per te zgjedhur presidentin e 45-te vendit, pas nje gare te ethshme dhe shume te ashper mes demokrates Hilari Klinton dhe republikanit Donald Tramp. Dy rivalet per Shtëpinë e Bardhe hodhën voten e tyre ne dy qendra votimi ne New York. Clinton e shoqëruar nga bashkëshorti ish-presidenti Bill, votoi ne vendlindjen e saj, Chappaqua, ku edhe u përshëndet me mbështetësit.

Hillary Clinton: Me detyrën vijnë shume përgjegjësi, shume njerëz po presin rezultatin. Nëse do te kem fatin qe te fitoj, do të bëj të pamundurën të mos zhgënjej ata qe me besuan. Pjesëmarrja e kaq shume njerëzve tregon sa i rëndësishëm eshte ky votim per te ardhmen e vendit.

Disa ore me pas edhe Trump votoi ne nje qendër votimi prane shtëpisë se tij ne New York, i shoqëruar nga bashkëshortja Melania. Ai deklaroi se deri tani gjerat kane shkuar mire. Por i pyetur me pas nese besonte ende se vota mund te manipulohej, ai tha se gjithnjë ishte i shqetësuar. Trump edhe ne disa deklarata ka shprehur zemërim ndaj sondazheve, qe sipas tij jane gabuar qëllimisht. Ato vazhdojnë te nxjerrin fituese Clinton. Sipas nje ankete te BBC, Clinton rezulton ne krye me 4 pike. Clinton i ka cilësuar zgjedhjet sfida e kohës sonë, ndërsa Trump ka thënë se e marta është dita e pavarësisë. Qendrat e votimit te hapura me orare te ndryshme ne varesi te shteteve, do te mbyllen po ashtu. Por rezultati i pare ka mbërritur nga qyteza e vogël Dixvill Notch, ku Clinton fitoi pasi mori 4 vota, ndërsa Trump vetëm 2. Rreth 40 perqind e amerikaneve e kane ushtruar te drejtën per te zgjedhur përmes votimit te parakohshëm, nje shifër kjo rekord. Rezultati do te përcaktohet nga nje trupe prej 538 anëtaresh te Kolegjit Zgjedhor, te quajtur “Zgjedhësit e mëdhenj”. Secili prej 50 shteteve amerikane, si edhe Distrikti i Kolumbias jane te përfaqësues ne Kolegj ne varësi te numrit te popullsisë me 3 deri ne maksimumi 55 vota. Per tu zgjedhur president nje kandidati i duhen te paktën 270 vota elektorale. Ne rastet e rralla kur votat ndahen ne mënyrë te barabarte, atëherë presidenti zgjidhet nga Dhoma e përfaqësuesve. Duke qene se presidenti amerikan nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga vota popullore, por nga kolegji elektoral ka patur raste kur shumica e votes popullore nuk është përkthyer direkt ne vote kolegjiale per zgjedhjen e presidentit. Rasti me klasik eshte beteja e vitit 2000 me demokratit Al-Gore dhe republikanit Xhorxh W. Bush, aty ku ky i fundit u zgjodh ne krye te Shtëpisë se Bardhe me 271 vota, edhe pse rivali i tij kishte me shume vota.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *