E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Amerika feston 242 vjetorin e pavarësisë

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot ditën e pavarësisë.

 

Deklarata u nënshkrua 242 vjet më parë, nga kongresi në Filadelfia.

Reklamë

 

Shteti simbol i lirisë dhe i demokracisë shënon sot festën më të madhe kombëtare. Sheshet janë të mbushur me flamuj amerikanë dhe me simbolet të tjera, ndërkohë që miliona amerikanë kremtojnë me ndjenjën e madhe të krenarisë për këtë përvjetor.

 

Tradita shumëvjeçare e katër korrikut parashikon hedhjen e fishekzjarrëve, parada multikulturore dhe sportive, koncerte të ndryshme dhe lojëra sportive.

 

Në sheshe, në parqe dhe në vende të veçanta mbahen fjalime politike, ceremoni solemne dhe organizime private me vendosje të luleve në varrezat e dëshmorëve.

 

Të gjithë kujtojnë historinë dhe kujtojnë të rënët.

 

Në një postim në twitter presidenti Amerikan Donald Trump  shkruan se “familjet në të gjithë kombin  do të mblidhen për të festuar katër korrikun”.

 

“Do të mendojmë për burrat dhe gratë  të shërbejnë jashtë vendit në këtë moment, larg familjeve të tyre, duke mbrojtur Amerikën dhe ne do të falenderojmë zotin i cili na ka bekuar me këta heronj të pabesueshëm“, përfundon urimi i presidentit.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë