“Amerika është në mes të një katastrofe shëndetësore.” Deklarat u bë nga James Clyburn, kryetari i komisionit special të Kongresit amerikan që heton masat e marra nga administrata Trump kundër koronavirusit.

Të gjithë ekspertët kryesorë do të dëgjohen në seancën degjimore në Kongres për mënyrën sesi është menaxhuar pandemia në  SHBA, përfshirë virologun Anthony Fauci I cili është drejtor I Qëndrës për Kontrollin e Sëmundjeve.

“Për të përmirësuar përgjigjen tonë – shtoi Clyburn – ne duhet të identifikojmë dhe korrigjojmë gabimet e së kaluarës, veçanërisht ato në zhvillim”.

Clyburn kritikoi presionin e Shtëpisë së Bardhë për të rihapur vendin .

“Rezultati është se virusi është jashtë kontrollit,” tha ai, duke kërkuar që administrata Trump “të ndryshojë menjëherë duke bërë një plan kombëtar bazuar në shkencë, jo në politikë. Ne nuk duhet të presim që të shohim 150,000 amerikanë të tjerë të vdesin,” përfundoi Clyburn.

Rastet ditore në SHBA vazhdojnë të prodhojnë shifra rekord, teksa në 24 orët e fundit janë më shumë se 68 të infektuar të rinj.

Prë momentin SHBA regjistron 155 mijë e 285 të vdekur për më shumë se 4.6 milionë njerez të prekur nga Covid 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *