E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

“Amerika e para”, Trump mban fjalën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është i vendosur të mbajë premtimet gjatë fushatës, për politikën tregtare “Amerika e para”. Kjo nisme synon të mbrojë prodhuesit vendas nga konkurrenca e huaj.

 

Ai firmosi tarifat e reja, pasi Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë i Shteteve te Bashkuara konstatoi se kompanitë amerikane po dëmtohen nga importet.

 

Reklamë

Çmimet e produkteve qe vinin nga jashtë per panelet diellore dhe makinat larëse ishin më të lira nga ato te prodhuesve vendas. Trump vendosi qe kompanitë e huaja te paguajnë take per produktet qe do te hyjnë ne Shtetet e Bashkuara.

 

Reagimi i parë ka ardhur nga Koreja e Jugut, e cila tha se do të ankohet në Organizatën Botërore të Tregtisë, duke i quajtur tarifat “e tepruar”.

 

Prodhuesit koreano jugore duke përfshirë Samsung dhe LG, konkurrojnë në tregun e makinave larëse me kompanitë amerikane. Ndërkohë Kina, prodhuesi më i madh në botë i paneleve diellore, theksoi se masa e re do të dëmtonte rende tregtinë.

Më shumë video

Reklamë