E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

American Music Awards, Swift përplaset me ish-shtëpinë diskografike

Taylor Swift duket se do të mund të performojë hitet e saj në American Music Awards.

 

Këngëtarja akuzoi javën e kaluar ish-shtëpinë e saj diskografike Big Machine Label Group pasi sipas saj, kishte refuzuar kërkesën e saj për të performuar disa nga këngët e saj në eventin e madh të çmimeve.

 

Reklamë

Por akuzat e këngëtares u mohuan nga Big Machine, e cila në një deklaratë u shpreh të hënën se artistët nuk kanë nevojë për miratimin e shtëpisë diskografike për të performuar në shfaqje live në televizion apo në media të tjera.

 

Duke mos përmendur emrin e Sëift, Big Machine shtoi se kjo përfshin edhe shfaqjen e ardhshme të American Music Awards.

Vazhdo të lexosh

Reklamë