E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Amendimet në Kodin Zgjedhor, Gjiknuri: I keqardhur që opozita votoi kundër dërgimit të kërkesës ekspertëve të ODIHR për mendim

Bashkëdrejtuesi i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri shpreh keqardhjen që opozita votoi kundër dërgimit të kërkesës ekspertëve të ODIHR për mendim për nenin 2 dhe 5.

 

Reklamë

Gjiknuri bën me dije se këto dy nene lidhen me përkufizimin e platformave elektronike si edhe pasqyrimin e fushatës zgjedhore nga televizionet private, propozim i sjellë nga vetë opozita në Komision.

 

“Sot në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ku dëgjuam propozimin e eksperitit të Partisë Demokratike dhe shprehëm mendimet lidhur me ndryshimet e propozuara për zgjedhjet vendore.

 

I keqardhur që opozita votoi kundër dërgimit të kërkesës ekspertëve të ODIHR për mendim për nenin 2 dhe 5, konkretisht lidhur me përkufizimin e platformave elektronike si edhe pasqyrimin e fushatës zgjedhore nga televizionet private, propozim i sjellë nga vetë opozita në Komision”, thekson Gjiknuri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë