Subscribe

2 ekspertet e Ministrisë se Drejtësisë, Ilir Rusmali dhe Krenar Loloci kane depozituar 23 amendime per reformën ne drejtësi, te cilat ndryshojnë ne thelb nga paketa kushtetuese e hartuar nga ekspertet e nivelit te larte pranë komisionit te posaçme parlamentar. Se pari zgjidhjet qe propozojnë ekspertet e Ministrisë i japin fund debatit për 93 votat dhe kapjen e sistemit nga mazhoranca. Drafti parashikon qe anëtaret e Gjykatës Kushtetuese te zgjidhen nga presidenti ne baze te propozimeve konsensuale te grupeve parlamentare. Ndërkohe qe 2 institucionet e tjera, Këshilli i Larte i Gjyqësorit dhe Këshilli i Larte i Prokurorisë te mos kenë përfaqësues te zgjedhur nga parlamenti, por vetëm gjyqtare ne rastin e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe prokurore ne rastin e Këshillit te Larte te Prokurorisë.
Ne kete draftm parashikohet krijimi i Këshillit te Drejtësisë, i cili harton politiken shtetërore per drejtësinë dhe ndërkohe qe ministri do te jete autoriteti qe nis procedimin disiplinor per gjykatësit dhe prokuroret. Sipas këndvështrimit te eksperteve te Ministrisë se Drejtësisë, duhet vetëm nje Gjykate e Larte qe unifikon praktiken gjyqësore dhe jo nje gjykate e posaçme e larte administrative. Por ndërhyrjet e propozuara ne kushtetute nga ekspertet e Ministrisë se Drejtësisë, prekin edhe çështje qe nuk janë pjese e reformës; siç është heqja e komunës nga kushtetuta, pasi me ndarjen e re administrative, Shqipëria nuk ka me komuna. Nje tjetër rregullim i propozuar nga ekspertet e Ministrisë se Drejtësisë është zgjedhja e avokatit te popullit me 71 vota, nga 84 qe është aktualisht parashikimi kushtetues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *