Subscribe

Lulzim Basha, 26 Shkurt 2016: Qëndrimi i Grupit Parlamentar është i qartë dhe i prerë: plotësimi i zgjidhjes që ne kemi ofruar, i dhënies fund të këtij provokimi te tmerrshëm ndaj shqiptarëve. Pra, largimit me ligj të deputetëve që plagosin dhe vrasin shqiptarë nga seancat e parlamentit deri në marrjen e vendimit të prerë. Është një kusht që nuk ka shqiptar demokrat apo socialist të mos e kuptojë dhe të mos ta pranojë për të shmangur bllokimin e Parlamentit.

Prej 5 javësh, Partia Demokratike ka bllokuar Parlamentin dhe ka bojkotuar komisionet duke kërkuar miratimin e 2 ndryshimeve ligjore; te parin per Armando Prengen dhe te dytin ne lidhje me komisionet hetimore.

Këto 2 propozime do te shqyrtohen te hënën ne Komisionin e Ligjeve dhe per here te pare pas nje muaj e gjysme, opozita do te marre pjese ne punimet e këtij komisioni. Por kjo është e vetmja risi ne skenën politike pasi kompromisi mes palëve duket larg. Mazhoranca e ka bere te qarte prej kohesh qëndrimin e saj kundër këtyre 2 amendamenteve qe per te janë anti-kushtetuese e pritet qe ato te rrezohen ne mbledhjen e se henes.

Por per opozitën, miratimi i tyre është themelor per kthimin e normalitetit ne parlament. Ata arsyetojne se ndryshimi i ligjit per dekriminalizimin vetem 3 muaj pas miratimit te tij është i nevojshëm per te ndaluar persona si Armando Prenga te kthehen ne parlament dhe zgjidhja qe propozojnë eshte pezullimi i mandatit deri ne dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata. Ndërsa ndryshimet ne ligjin per komisionet hetimore parashikojnë ndryshimin e konceptit te kuorumit duke i bere mbledhjet e vlefshme ne rastet kur marrin pjese te gjithë anëtaret e grupimit politik qe ka ngritur komisionin si dhe faktin qe kerkesa per hetim apo prova te pranohet pa u hedhur ne vote. Te vendosur ne keto pozicione, ajo qe mund te thuhet per mbledhjen e se hënës eshte se beteja do te jete e ashpër e do te ndikoje ne acarimin e klimës politike. Ndikim negativ pritet te ketë edhe ne negociatat per zhbllokimin e reformës ne drejtësi, te cilat ende nuk kane prodhuar rezultat ne lidhje me kërkesën e demokrateve qe te çohen ne kushtetuese mandatet e socialisteve Suli e Leskaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *