Përplasja institucionale po kthehet tashme në një beteje personale mes Albin Kurtit dhe Hashim Thacit. Fjalori I përdorur nga të dyja palet gjatë ditëve të fundit ka nisur të ashpërsohet deri edhe ne tallje dhe fyerje mes palëve. Kryeministri në detyre ka bërë një koment tallës ndaj Presidentit Thaci në rrjetet sociale.

Teksa e konsideron Thacin si pjesë të regjimit të vjetër, Kurti thotë se rivali I tij politik po përpëlitet në studiot televiziven në përpjekje për të qëndruar ende ne politike përmes presionit ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ironia dhe gjyha fyese e Kurtit ndaj Thacit vijon më tej duke e quajtur atë një President helaq.

Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre.Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq.Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?

Thaci dhe Kurti presin ende vendimin e Gjykates Kushtetuese mbi ceshtjen e mandatarit te qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *