E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Forcat zjarrëfikëse shpëtojnë fëmijën e sëmurë në një fshat të Gjirokastrës/VIDEO

Problematikat me bllokimin e rrugëve për shkak të sasisë së madhe të reshjeve të dëborës dhe ngricave ne rrugë, kanë krijuar shqetësim në shumë raste emergjencash mjekësore.

 

Situata e fundit delikata ka ardhur paraditen e kësaj të enjte nga fshati Kolonjë në Gjirokastër.

 

Një fëmijë i sëmurë rëndë dhe familjarët e tij kërkuan ndihmë pasi autoambulanca nuk shkoi dot në fshat si pasojë e bllokimit të rrugës nga dëbora.

 

Forcat zjarrëfikëse të Gjirokastrës u angazhuan për ta transportuan fëmijen e sëmurë në spitalin Rajonal dhe fatmirësisht kjo është bërë e mundur në një kohë rekord duke shmangur tragjedine.

 

Më shumë video