E shtunë, 31 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ambiente argëtuese dhe sportive për fëmijët tek lulishte “1 Maji”

Pas ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës për të rehabilituar lulishten “1 Maji” në kryeqytet, e gjithë hapësira është transformuar duke krijuar ambient çlodhës  dhe argëtuese për të gjithë grupmoshat.

 

Reklamë

Përveç stolave, janë krijuar edhe lojëra shahu, ndërsa në shesh janë krijuar lojëra të ndryshme për fëmijët që të kalojnë disa orë të këndshme pranë banesës së tyre.

 

Reklamë

Falë lojërave të ndryshme të instaluara nga punonjësit e Bashkisë, të vegjlit e bllokut “1 Maji” mund të mësojnë sporte të ndryshme si: pingpongu, minibasketi dhe dama.

 

Në këto katër vite Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të posaçme kujdesit për të vegjlit duke krijuar kënde lojërash në çdo lagje, në mënyrë që ata të kenë hapësira ku jo vetëm të argëtohen, por edhe të mësojnë aktivitete nga më të ndryshmet.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë