Amber Rose akuzon Beyoncen se i ka vjedhur fjalimin: Ajo do të jetë si unë

Modelja dhe reperja amerikane Amber Rose ka akuzuar publikisht këngëtaren e njohur Beyonce se dyshohet se ka kopjuar fjalimin e saj, pasi Beyoncé së fundmi mbështeti Kamala Harris në një tubim në Hjuston.
Në fillim të këtij viti, modelja 41-vjeçare mbështeti publikisht Donald Trump dhe madje u shfaq në skenë në Konventën Kombëtare Republikane (RNC) në korrik duke mbajtur një fjalim.
Duke iu drejtuar audiencës në të dyja ngjarjet, Rose dhe Beyonce theksuan temën e prindërimit.
Ajo ka komentuar në një postim në Instagram nga The Shade Room që publikoi fjalimin e Beyoncé, Rose shkroi: “Ajo dëshiron të jetë unë aq shumë. Fjalë për fjalë ma mori të gjithë fjalimin”, duke lënë të kuptohet se Beyonce mund të jetë duke e imituar atë./vizionplus.tv

View this post on Instagram




