E premte, 2 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ambasadorja Kim uron 3 prokurorët e rinj të SPAK: Reforma në Drejtësi, të përshpejtohet!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka uruar 3 prokurorët e rinj të SPAK që u betuan këtë të enjte para Presidentit Ilir Meta.

Diplomatja amerikane iu ka uruar suksese prokurorëve të rinj, teksa theksoi se progresi në Reformën në Drejtësi duhet të përshpejtohet hap pas hapi.

Reklamë

“Urime 3 prokurorëve për betimin e tyre sot para Presidentit Ilir Meta për promovimin në Prokurorinë e Posaçme. Progresi në Reformën në Drejtësi duhet të përshpjetohet hap pas hapi. Presim SPAK”, shkruan ambasadorja Kim.

Ndërkohë, kreu i shtetit iu kërkoi prokurorëve që të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesionale dhe të pavarur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë