E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ambasadorja Kim: Shqipëria e ka shumë të qartë kush është miku dhe armiku

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, gjatë një interviste për Qendrën Evropiane të Studimeve mbi Sigurinë, George C. Marshall, ka folur për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon.

 

Reklamë

Duke vënë theksin te mbështetja e Shteteve të Bashkuara për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, diplomatja shprehet se nuk është e shqetësuar mbi ndikime të mundshme nga Rusia dhe Kina në rajon. Sipas saj, Shqipëria ka prioritet marrëdhëniet me Amerikën.

 

“Shqipëria e ka shumë të qartë kush është miku dhe armiku. Rusia dhe Kina kanë shumë pak ndikim në Shqipëri. Ata e kuptojnë shumë mirë se e ardhmja e tyre përket me Evropën dhe me partneritetin amerikan. Do të punojmë fort për këtë gjë”, deklaroi Kim.

 

Po ashtu, ambasadorja ka renditur tre prioritetet gjatë qëndrimit në Tiranë, të cilat lidhen me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

 

“Demokraci, mbrojtje dhe biznes! Arsyeja se përse i vendos në këtë renditje është sepse janë të ndërlidhura. kur flasim për demokraci, por flasim për shtet ligjor, gjykata të pastra, reforma në gjyqësor dhe korrupsion. Duam aleat NATO-je që të mbajë peshën e vetë, të mbrojë veten dhe të kontribuojë në mbrojtjen e të gjithë aleatëve. Nuk ka asnjë arsye në këtë botë që Shqipëria të vazhdojë dhe të jetë një vendi i varfër. Ka një popullatë të talentuar. Ka pozicionim të mirë gjeografik, resurse natyrale dhe mendoj që nëse do të gjendej një mënyrë për të nxjerrë talentin. Do të kishit një vend që ka të paktën pasuri mesatare. Kur flisni me shqiptarët, të thonë se vendimi për të qëndruar në vendin e tyre vjen nga qëllimi i mirë për të investuar, por pengesa më e madhe është korrupsioni. Prandaj fokusohem kaq shumë në demokraci dhe shtetin ligjor. Mendoj që nëse veprojmë me këto objektiva, do të shohim një shtet të drejtë, të fortë dhe më të pasur. Për shumicën e shqiptarëve. Me shpresë, për të gjithë shqiptarët.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë