E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 6 minuta më parë
Politikë

Ambasadorja Kim: SHBA do të mbështesë fuqimisht Shqipërinë për reformat

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar lidhur me Samitin e Zagrebit që zhvillua online të mërkurën.

Diplomatja amerikane ka shpërndarë deklaratën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila theksonte se Ballkani Perëndimor i përket BE-së dhe për këtë nuk ka dyshim. Ndërsa iu bëri thirrje qeverive të vendeve që të vazhdojnë me zbatimin e reformave.

Ndërkohë, Kim shkruan se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për reformat në rrugën drejt BE-së.

“Shprehje e shkëlqyer e solidaritetit me Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht Shqipërinë, përpjekjet për reformat e nevojshme për t’u bashkuar me BE-në”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë