Politikë
Ambasadorja Kim reagon për hetimin e SPAK për zgjedhjet: Askush s’është mbi ligjin

Pas njoftimi të SPAK, ku njoftonte se kishte nisur procedimin për 33 raste që lidhen me denoncimet për zgjedhjet e 25 prillit, ka reaguar ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Reklamë
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ambasadorja amerikane theksoi se kush pengon qytetarët për të votuar lirshëm, duhet të ndiqet penalisht.
“Shumë gjë e mirë që të shohësh njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin.”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




