E hënë, 28 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Politikë

Ambasadorja Kim: Përshëndesim mbështetjen e Parlamentit për reformën në drejtësi

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas takimit me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

 

Reklamë

Përmes një postimi në Twitter, kryediplomatja amerikane shkruan se SHBA përshëndet mbështetjen e Parlamentit ndaj reformës në drejtësi, të cilën e konsideroi të domosdoshme për integrimin në BE.

 

“Parlamenti është një institucion thelbësor i demokracisë. Ne e vlerësojmë Kryetaren, Lindita Nikolla dhe lidershipin, në mundësimin e diskutimit të rregullt nga deputetët në emër të qytetarëve, duke demonstruar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke forcuar lidhjet midis SHBA dhe institucioneve demokratike të Shqipërisë. Ne përshëndesim mbështetjen e Parlamentit për drejtësinë dhe reformat e tjera të nevojshme për Shqipërinë për t’u bashkuar BE-së; kundërshtimi ndaj luftës së paprovokuar dhe të pajustifikueshme të #Rusisë në Ukrainë; dhe bashkëpunim të fortë me SHBA për të nxitur demokracinë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit, veçanërisht kur festojmë 100 vjet së bashku.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë